Pioli: Ibrahimovic sulmues i madh, por Piatek po bën mirë
Milani do të sfidojë nesër Napolin, teksa trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli është optimist për një rezultat pozitiv. I është shprehur se skuadra e tij kërkon një rinisje të re pas humbjes ndaj Juventusit.
“Ndërprerja e kampionatit nuk më pëlqen, preferoj ta stërvis skuadrën të plotë. Disa lojtarë tanë shënuan dhe dhuruan asiste me kombëtaret e tyre, diçka e tillë do të thotë që kemi lojtarë një kontingjent të rëndësishëm. Më gëzon ky fakt. Të gjithë janë në formë të mirë, përveç Rodriguez”.
Ndaj Napolit na pret një ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme. 60 mijë tifozë do të na mbështesin në stadium dhe duhet të japim 200%. Napoli ka një skuadër për titull, ndërsa në duhet të tregojmë se jemi Milani.
Piatek? Bëri një punë të mirë kundër Juventusit. Mund të gjente golin, por punoi mirë dhe sulmoi hapësirat. Zhvilloi një ndeshje me ritëm dhe paraqitjet e tij janë në rritje. Gjeti edhe golin me kombëtaren. Duhet t’i hedhim më shumë topa në zonë dhe të shfrytëzojmë cilësitë e tij”.
Ibrahimovic? Është një kampion i madh në aspektin teknik, ka një personalitet të madh dhe e ka demonstruar gjithmonë këtë gjë. Bisedoj shpesh me drejtuesit, por unë mendoj për ndeshjet, kemi kohë për të menduar për merkaton”.