Pioli: Japim gjithçka ndaj Fiorentinës, ta çojmë punën deri në fund!
Milani është katër finale larg titullit kampion teksa sfida e radhës do të jetë ndaj Fiorentinës. Kuqezinjtë do të përballen me ekipin e Italianos nesër në orën 15:00, ndërsa në prag të kësaj sfide, Stefano Pioli ka dhënë mendimin e tij mbi ndeshjen në konferencën për shtyp.
“Ka folur për krenarinë e rrugëtimit tonë dhe ne jemi krenarë që kemi drejtues të këtij niveli. Ne gjithmonë kemi menduar se gjëja më e mirë është të përqendrohemi në ndeshjen e radhës. Kam parë përqendrim, qëndrueshmëri dhe bujari. Këto gjëra duhet t’i shohim dhe nesër në fushë.
Mendoj se çdo gjë vlen, shumë ndeshje janë vendosur nga episodet dhe ne duhet të japim diçka më shumë se kundërshtari si nga ana teknike, intuita dhe egërsia. Këtë gjë duam të bëjmë tani. Është e gabuar nëse mendojmë për ndeshjet e tjera, duhet të mendojmë për atë nesër kundër Fiorentinës.
Në këtë moment ka një përqendrim të madh dhe një dëshirë të madhe për ta bërë mirë punën tonë deri në fund. Askush nuk po mendon për 22 majin, ne po mendojmë për të nesërmen sepse kështu duhet të jetë.
Parashikimet ndryshojnë nga java në javë, ajo që ka rëndësi është të japim gjithçka nesër kundër një ekipi që luan futboll të mirë. Kur bëjmë paraqitje prej Milani, kemi më shumë shanse për të marrë tre pikët”, deklaroi Pioli.
KOHA JONË SONDAZH

