Pioli: Mandzukic gati për të luajtur, ja çfarë ka ndryshuar nga sezoni i kaluar!

Vetëm një pikë e ndan Milanin nga shpallja matematike si kampione e dimrit në Seria A. Pioli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Atalantës ka falënderuar drejtuesit për merkaton e bërë, ndërkohë që ka konfirmuar se Mandzukic mund të zbresë në fushë që në këtë ndeshje.

“Atalanta është një skuadër e fortë, duhet t’u bëjmë komplimente, por nesër do të jetë një ndeshje intensive, duhet ta fitojmë.

Penalltitë e shumta? Ne luajmë futboll sulmues, shpesh jemi brenda zonës. Kjo është arsyeja pse kemi marrë kaq shumë penallti dhe kemi goditur kaq shumë shtylla portash. Unë kam respekt të madh për klasën tonë të gjyqtarëve, ata po bëjnë më të mirën.

Mandzukic? Duhet të gjejë ritmin dhe formën optimale, fillimisht. Ai doli me idenë për të luajtur edhe me Zlatan. Ne duam të kemi alternativa të vlefshme dhe të përpiqemi të mos u japim pika referimi kundërshtarëve. Fizikisht e gjeta shumë mirë. Nuk ka luajtur për një kohë të gjatë, por është mjaft i etur të rikthehet.

Çfarë ka ndryshuar nga sezoni i kaluar? Besimi, jemi më të bindur për aftësitë tona dhe kualitetin. Këtë e thonë edhe rezultatet. Vazhdimësia dhe besimi, janë një vlerë e shtuar”, u shpreh Pioli. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP