Pioli mposht koronavirusin, merr menjëherë drejtimin e skuadrës

Trajneri i Milanit Stefano Pioli dhe ndihmësi i tij Giacomo Murelli kanë mposhtur koronavirusin dhe do të vihen në drejtim të skuadrës duke nisur nga seanca stërvitore e pasdites së sotme.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi milanez, që njofton se pas tamponëve të kryer dje, Pioli e Murelli kanë rezultuar negativë dhe do të ulen rregullisht në pankinë duke nisur që nga sfida e të enjtes në Europa League përballë Celtic.

Trajneri i kuqezinjve dhe ndihmësi i tij rezultuan pozitivë thuajse dy javë më parë, ndërsa gjatë kësaj kohe skuadra është drejtuar nga Daniele Bonera, i cili qëndroi në pankinë për tre ndeshje dhe regjistroi dy fitore në kampionat e një barazim në Europa League ndaj Lille.

 

SHKARKO APP