Pioli: Na dëmtoi shumë goli i pësuar pas 5 minutash!
Trajneri Stefano Pioli u shpreh i zhgënjyer për humbjen ndaj Interit, duke evidentuar se goli i pësuar shpejt ndikoi edhe në ecurinë e ndeshjes. Strategu italian deklaroi se Ibrahimovic kërkoi vetë zëvendësimin në fundin e ndeshjes.
“Goli menjëherë pas 5 minutash. Ne luftuam për të gjetur cilësi dhe intensitet. E lejuam Interin të presë dhe të rifillojë. Ne nuk ishim në gjendje të shënonim në momentin tonë më të mirë, e merituam barazimin në atë moment. Paraqitja e Ibrës? Është e qartë që një qendër sulmues është i kushtëzuar nga performanca e ekipit. Handanovic nuk kishte bërë kaq shumë pritje prej një kohe të gjatë. Ka qenë një javë e vështirë, por ne do të shërohemi. Ibra kërkoi një ndryshim për shkak të një ngërçi, nuk ishte më në gjendje të vraponte.
Ne nuk ishim aq agresivë, sepse nuk donim të hapeshim shumë dhe t’i jepnim shumë një-për-një Interit. Nuk është e lehtë të shkosh te mbrojtja e tyre dhe t’ua marrësh topin, menaxhimi i tyre është shumë i kthjellët. Kjo ishte java e parë e vërtetë të keqe të këtij sezoni, të enjten e ardhshme duhet të jemi më mirë se kundërshtarët tanë për të kaluar raundin dhe pastaj të mendojmë për kampionatin”, deklaroi Pioli.