Pioli: Në verë askush nuk e priste për titull, nuk ka ekip perfekt

Milani do të përballet me Torinon për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion të Serie A. Në prag të kësaj sfidë është ndalur përpara mediave në një konferencë për shtyp edhe Stefano Pioli i cili është shprehur se askush nuk e priste që ekipi i tij të ishte në garë për titull këtë sezon.

“E respektoj shumë Juric, ai i jep një identitet të madh ekipit dhe i bën lojtarët të përmirësohen. Ne trajnerët i shikojmë gjërat në tërësi, kemi parë situata për të  përmirësuar ekipin duke filluar nga nesër. Ishte një javë punë e bërë mirë, me vëmendje, përqendrim dhe cilësinë e duhur, që do të duhet nesër në mbrëmje. Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të përmirësohemi në fazën e finalizimit. Jemi përpjekur të punojmë për këtë me më shumë saktësi dhe efektivitet.

Nuk ka skuadra perfekte. City kishte 12-13 pikë më shumë se Liverpooli, ndërsa nesër do të përballen me një pikë diferencë. Të gjitha skuadrat kanë momente ulje-ngritjesh, të cilat duhet të kalohen me punë. Ne kemi treguar se mund t’i kapërcejmë vështirësitë, me punën në grup. Kjo është ajo ku duhet të përqendrohemi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një privilegj të jemi këtu për momentin, askush në verë nuk mendonte se mund të luftonim për Scudetton. Por tani jemi. Unë i referohem vlerësimeve që janë bërë në letër gjatë verës. Ne po zhvillojmë një fazë të dytë të mirë. Kemi kufizimet tona, por cilësitë tona janë më të mëdha”, deklaroi trajneri Pioli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?