Pioli: Për titullin flas në maj, tani të ëndërrojmë dhe punojmë!

Milani do të ketë një tjetër shans nesër për të ruajtur vendin e parë dhe për të rritur diferencën me Interin, që do të ketë një ndeshje të vështirë ndaj Lazios. Strategu i kuqezinjve përpiqet që të qëndrojë me këmbë në tokë duke u shprehur se për titullin do të flas vetëm në muajin maj.

“Për ju është gjithmonë ndeshja e kthesës (u drejtohet gazetarëve), por jemi jemi të përqendruar vetëm në punë, për të marrë maksimumin. Ndaj Spezias do të jetë një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari që na ka hapur probleme në fazën e parë. Calhanoiglu do të luajë nga fillimi, në krahun e majtë ka një balotazh mes Rebic dhe Leaos.

Objektivi? Ua përsëris çdo ditë lojtarëve, nuk vlen ajo që kemi bërë deri më tani. Duhet të vazhdojmë kështu, duke dhënë maksimumin. Nuk mjafton ajo që kemi bërë, nuk përfundon nesër kampionati. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por ne duam që t’i shkojmë deri në fund, pa pasur keqardhje”, deklaroi Pioli. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP