Pioli: Që kur ka ardhur Ibra, hyj më pak në dhomat e zhveshjes
I ofruan rolin e menaxherit, por Stefano Pioli zgjodhi që të bënte vetëm trajnerin te Milani. Eksperienca e tij ka ndihmuar kuqeznjtë që të arrijnë në majën e klasifikimit, ndërkohë që strategu nuk ngurron që të thotë fjalët më të mira dhe për Ibrahimovic.
“Ne gjithmonë synojmë të fitojmë ndeshjen e radhës. Klubi është gjithmonë i pranishëm, gjithmonë na mbështet. Është pranë nesh dhe na jep të gjithë mbështetjen e mundshme. Maldini, Massara dhe Gazidis jetojnë me ne çdo ditë, ata e dinë se kur duhet të ndërhyjnë”.
Unë kurrë nuk ua shpjegoj zgjedhjet e mia lojtarëve, ata e dinë që përpiqem të nxjerr në fushë ekipin më të mirë. Natyrisht, dera ime është gjithmonë e hapur, nëse duan shpjegime, mund të vijnë. Eksperiencat e kaluara më kanë mësuar shumë gjëra, pozitive dhe negative. Tani drejtoj Milanin, një nga klubet më prestigjioze në botë, ndaj qartësisht fokusi është shumë më i lartë.
Ibrahimovic? Ajo që më befasoi ishte inteligjenca e tij e madhe dhe ndjeshmeria për të hyrë sa më qetë në një grup që ende nuk ishte formuar. Zlatan pret shume nga vetja dhe për këtë arsye gjithashtu kërkon shumë nga të tjerët. Ai ngre nivelin dhe të tjerët e njohin si një model që duhet ndjekur. Që kur kam ardhur Ibra hyj më pak në dhomat e zhveshjes. Preferoj që të flas me futbollistët një ditë pas ndeshjes”, deklaroi Pioli.
KOHA JONË SONDAZH

