Pioli: Sfidë e rëndësishme me Lazion, Juventus favorite për titullin
Pas fitores ndaj Cagliarit, Milani do të presë Lazion në shtëpi, ku stadiumi pritet të jetë i mbushur. Stefano Pioli ka folur në prag të ndeshjes, që mund ta mbajë në krye të renditjes.
“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme, ndaj duhet të jemi të përqendruar. Të gjitha situatat i kemi kaluar me ekuilibër. Përvoja e keqe e derbit, ishte një gjë që nuk duhet të përsëritet. Nuk jemi perfekt, por duhet të bëjmë paraqitje të mirë për të fituar.
Në maj do të përcaktohet se kush do të jenë kandidatët për titullin. Unë mendoj se Juventusi është favorit, fakti që nuk luan në kompeticion europiane, i jep disa pikë më shumë në kampionat”, tha Pioli. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

