Pioli shfajësohet për eliminimin: Na mungon eksperienca, edhe Kloppit ju deshën vite …
Milani u eliminua nga Chamions league mbrëmjen e djeshme. Në intervistën pas ndeshjes trajneri Stefano Pioli sigurisht që është shfaqur i zhgënjyer, duke ia lënë fajin mungesës së eksperiencës në një kompeticion të tillë.
“E dinim se ky grup ishte i vështirë, sikurse ndeshja ndaj Liverpool. Për fat të keq nuk ishim në gjendje të mbanim një ritëm të lartë dhe bëmë shumë gabime, që në këtë nivel të kushtojnë. Ka keqardhje, sepse mendoj se merituam më shumë veçanërisht kundër Atletico Madrid dhe Portos në shtëpi.
Gjithsesi kjo gjë mund të ndodhë me një skuadër pa shumë përvojë në këtë nivel. Kemi parë kundërshtarët që janë në Europë, cilësinë e tyre dhe se sa përqendrim duhet. Duhet të mësojmë nga kjo eksperiencë. Synonim që qëndronim në Europë, por do mundohemi të marrim mësimet nga kjo përvojë dhe të vazhdojmë të rritemi.
Jam befasuar pak nga Porto, por këto janë skuadra të mësuara në Champions League. Shumë prej lojtarëve tanë e kishin për herë të parë dhe e vuajtëm pak në mentalitet dhe në përgatitje. Mund të kishim pasur më shumë cilësi dhe ta rrisnim ritmin. Kjo është Liga e Kampioneve, gabimet tona sollën golat dhe kjo është ajo që duhet të përmirësojmë. Është zhgënjyese, por do të ndihmojnë në procesin e rritjes.
Kishim nevojë për një përvojë të tillë, për të na bërë më të fortë në të ardhmen. Kloppit iu deshën vite investime para se të fitonte me Liverpool, kështu që është një proces. Ne vetëm mund të falënderojmë tifozët tanë që na kanë mbështetur. Ta përdorim këtë eksperiencë për t’u rritur së bashku”, përfundoi Pioli.
KOHA JONË SONDAZH

