Pioli: Shoh të njëjtën entuziazëm te lojtarët si sezonin e kaluar!

Seria A po përgatitet të ndezë “motorët” për sezonin e ri. Nesër në orën 18:30, Milani do të sfidojë Udinesen, teksa e nis këtë duel si kampione në fuqi. Trajneri Pioli në konferencë është shprehur se këtë sezon 7 skuadrat e para janë përmirësuar ndejshëm në cilësi.

“Ka një entuziazëm që duhet ta kultivojmë, kam parë të njëjtat shikime dhe të njëjtin shpirt si vitin e kaluar tek lojtarët. Kemi punuar mirë dhe jemi gati. Kam përshtypje shumë të mira nga ardhjet e reja, jemi të kompletuar për të qenë konkurrues.

Merkato? Drejtuesit e klubit punojnë gjithmonë për të përmirësuar organikën. Skuadra është e kompletuar. Por është e qartë që merkatoja mund të na japë zgjidhje që deri tani nuk i kemi vlerësuar. Drejtuesit janë të gatshëm që të përfitojnë nga situata për të përmirësuar skuadrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rivaliteti? Do të jetë një sezon i veçantë për shkak të Kupës së Botës, që do të luhet në dimër. Kemi nevojë për të gjithë lojtarët në dispozicion. Në tre muajt e parë luhet shumë si në kampionat edhe në Champions. Duhet ta nisim mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të jetë një kampionat i ekuilibruar dhe do të jetë e vështirë të marrim më shumë pikë se sezonin e kaluar. 7 skuadrat e para janë të gjitha të forta dhe kanë rritur cilësinë e tyre. Janë rritur edhe skuadrat e mesit të renditjes. Do të jetë një kampionat me rivalitet dhe do të jetë një garë e bukur”, deklaroi strategu i Milanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?