Pioli: S’kam lidhje me Interin, ja si do ta ringjallë Milanin
Stefano Pioli ka kaluar ditën e parë si trajner i Milanit, teksa ka bërë edhe prezantimin zyrtar. Në konferencën për shtyp të mbajtur në zyrat e klubit, strategu italian i ka të qarta idetë për Milanin që kërkon të ndërtojë.
“Vij me entuziazëm, jam thirrur nga një prej klubeve më prestigjioz në botë. Jam i bindur se mund të bëjmë një punë shumë të mirë me klubin që ka treguar besim te unë.
Kritikat e tifozëve? Kam shumë respekt për tifozët, që kanë të drejtë të kritikojnë. Ky është një stimul më shumë për mua. Duhet të punoj në dy drejtime: Në kokën e futbollistëve dhe qëndrimin e tyre në fushë. Do të jenë 10 ditë të rëndësishme për të përgatitur ndeshjen ndaj Lecces.
3 principet e Piolit? Ide, intensitet,të paskrupullt.
Vendi i katërt? Ne duhet të luftojmë për të shkuar në Champions. Për këtë jam i sigurt. Do të jetë një miksim mes kualitetit fizik dhe atij teknik. Sigurisht që duhet të luftojmë ndaj skuadrave të forta, por edhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm për kualitetin tonë. Të gjithë së bashku duhet të japim diçka më shumë.
Eksperienca tek Interi dhe kritikat në rrjetet sociale? Nuk kam rrjete sociale, nëse gjeni ndonjë profil timin. Çdokush është i lirë të shprehë opinionin. Interi … nuk ka asnjë lidhje. Është si të krahasosh një djalë 13 vjeç me një njeri të maturuar dhe me shumë dëshirë për të bërë mirë. Gjykimet duhet të jepen në atë që jam, jo kur isha fëmijë dhe nuk i kisha idetë e qarta”, deklaroi Pioli. /R.Lika-Koha Jone/