Piolit i shtohen dhimbjet e kokës nga dëmtimet: Duhet të vendos për një mes Ibrës dhe Giroud!
Milani nuk ka kohë për të humbur pasi nesër do të duhet të zbresë në fushën e lojës në Seria A për të sfiduar Bolognën. Humbja ndaj Portos ka lënë pasoja, pasi edhe dëmtimet te skuadra kuqezi janë të shumta. Trajneri Pioli ndërkohë përpiqet që të jetë optimist.
“Kemi analizuar ndeshjen ndaj Portos, por tani jemi të fokusuar te kampionati, kemi tre ndeshje themelore. Sezoni është akoma i gjatë dhe ne duhet të kemi vazhdimësi. Ibra duhet të luajë dhe të stërvitet. Është një javë e mirë që ai stërvitet me ne. Minutat do të shtohen, unë ende duhet të vendos se kush do të fillojë mes tij dhe Giroud.
Dëmtimet? Nuk është një moment i vështirë, në një sezon të gjatë dhe të ngarkuar si i yni, është normale të kemi periudha të tilla. Unë kam një skuadër konkurruese dhe jemi gati për nesër. Në krahasim me Porton, Conti dhe Castillejo janë shëruar, ndërkohë Rebic, Kessie dhe Pellegri vazhdojnë të jenë të dëmtuar”, tha strategu i Milanit.