Pique befason: “Topin e Artë” e fiton Ronaldo
Edhe pse është rivali i tij, Gerard Pique ka befasuar me këtë deklaratë. Mbrojtësi i Barcelonës është shprehur se Cristiano Ronaldo është favorit për të fituar “Topin e Artë”.
“Cristiano Ronaldo ka fituar Ligën e Kampioneve dhe La Liga, kështu që është favoriti për ta fituar ‘Topin e Artë’,” u shpreh Pique gjatë një interviste për televizionin “One” të Katarit.
Por mbrojtësi spanjoll shtoi: “Gjithsesi lojtari më i mirë në historinë e futbollit mbetet Lionel Messi.”
KOHA JONË SONDAZH

