Pique bën një tjetër sakrificë të jashtëzakonshme për Barcelonën
Pique është kthyer në një hero të vërtet të Barcelona, teksa ka vendosur që të bëjë një sakrificë të madhe për klubin e zemrës. Sipas mediave iberike, ai ka vendosur që të luajë falas deri në fund të sezonit, duke sakrifikuar pagën e tij për të regjistruar blerjet e reja.
Një vit më parë, sakrifica e Pique i lejoi Barcelonës të regjistronte transferimet e Eric Garcia dhe Memphis Depay. Edhe këtë herë, mbrojtësi spanjoll ka vendosur të luajë falas deri në fund të sezonit.
Edhe pse nuk është zgjedhja e parë e Xavi-t, Pique ka ndihmuar klubin që po kalon vështirësi të mëdha financiare, por që nuk është kursyer aspak në transferime. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

