Pique e pranon: Gjyqtarët japin më shumë faulle në favor të Barcelonës dhe Realit

Gerard Pique tregohet më i sinqertë seç duhet në një prononcim të dhënë së fundmi për kanalin e Twitter të Ibai Llanos.

“Barcelona dhe real Madrid janë dy klubet që marrin më shumë faulle në favor. Tani mund të them se është edhe Atletico. Me gjithë respektin që kam për klubet e tjera nuk mund të krahasohen me ato për titull.

Unë kërkoj drejtësi, që vlen njëlloj për të gjithë, por kjo është e pamundur. Sigurisht, nuk mund të nervozohem, por në fund ne do të luftojmë për titull me klube si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Sevilla”, tha qendërmbrojtësi i Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk është hera e parë që evidentohet fakti që klube të mëdha si Reali dhe Barcelona favorizohen nga arbitrat në episode të ndryshime. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?