Pique: E vështirë që ta fitojmë kampionatin pas barazimit me Sevillan!

Pas barazimit ndaj Sevillas, diferenca e pikëve mes Barcelonë dhe Realit ka shkuar vetëm në 3 pikë, teksa të dielën madrilenët mund të marrin kryesimin e kampionatit për shkak të avantazhit në ndeshje direkte.

Gerard Pique pas barazimit ndaj Sevillas, shumë i irrituar për rezultatin deklaroi: “Mendoj se do të jetë e vështirë ta fitojmë kampionatin. Do bëjmë gjithçka mundemi, por nuk mendoj se Reali do të lërë shumë pikë. Nuk është më në dorën tonë dhe do të jetë e vështirë që Reali të lërë pikë.

Nga sa kemi parë në dy ndeshjet e fundit, do të jetë e vështirë. Kishim më shumë shanse për gol dhe kontroll të topit. I krijuam rastet, por nuk shënuam. Sevilla është në vendin e tretë dhe janë një ekip i nivelit të tillë. Barazimi na lë në një pozitë ku titulli nuk varet më nga ne”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?