Pique është viktima e parë e “diktaturës” së vendosur nga Xavi

Barcelona zgjodhi Xavin për të ringritur skuadrën nga momenti i vështirë që po kalon me Koeman. Sipas Cadena COPE, lëvizja e parë e trajnerit ka qenë ajo që të ndalojë Gerard Pique të japë një intervistë të programuar javën e ardhshme në programin El Hormiguero.

Një nga pikat kryesore për rilindjen e klubit katalanas është pikërisht përqendrim maksimal te fusha dhe futbolli. Kjo është arsyeja pse një nga vendimet e para të trajnerit të ri ka qenë pikërisht ajo që t’i ndalojë lojtarët, kushdo qofshin ata, që të marrin pjesë në ngjarje publike që nuk kanë lidhje me futbollin.

Pique, në fakt, ka marrë shpesh pjesë në intervista apo evente të ndryshme, gjë që tashmë do të jetë shumë e reduktuar nën drejtimin e Xavin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?