Pique: Humbje e rëndë, por mund të ringrihemi!

Gerard Pique ka folur pas humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Bayernit. Duke folur për mediat mbrojtësi i katalanase e cilësoi si një disfatë të rëndë, ndërkohë që evidentoi faktin që në fushë kishte shumë lojtarë të rinj.

“Rezultati ishte i rëndë, mbi të gjitha sepse luajtëm në shtëpi. Por, nëse e analizojmë ndeshjen në pjesën e parë ishim njëlloj si Bayerni, por më pas ata kaluan në avantazh falë një devijimi. Goli i dytë na bëri keq, më pas e mbyllëm me 18 vjeçarë ndeshjen dhe provuam të bënim diçka. Tani këto jemi, shpresoj që të rikthehet ndonjë futbollist. Bayerni ishte superiore, por mund të ringrihemi, sidomos me Ansu Fatin dhe Agueron.

Në këtë moment nuk jemi mes ekipeve favorite, por kjo nuk ndryshon asgjë. Në disa raste edhe kemi dështuar. Në sezonin e kaluar, Chelsea nuk ishte favorite, por më pas fituan turneun. Ky nuk është justifikim, ne jemi Barcelona. Të shohim fundin e sezonit”, deklaroi Pique. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP