Pirlo: E di që duhet fitoj, më mungon një sulmues!

Andrea Pirlo është shfaqur i kënaqur pas fitores 5-0 në miqësoren ndaj Novarës. Strategu i Juventusit ka vlerësuar futbollistët që treguan një lojë pozitive, ndërkohë që evidentoi faktin e mungesës së një sulmuesi qëndror.

“Jam i kënaqur, ishte ndeshja e parë me të gjithë lojtarët e gatshëm. Djemtë janë shumë të përqendruar. Luajtëm me 3 dhe 4 mbrojtës, pasi po mundohemi të gjejmë zgjidhje të ndryshme gjatë lojës. Në pjesën e parë mbrojtja ishte me 4, ndërsa në pjesën e dytë me 3 në bllok.

Kemi ende dhe një javë për t’u përgatitur për rifillimin e kampionatit.  Djemtë po mësohen me mënyrën e re të punës dhe do të kemi kohë të punojmë, pasi sezoni është i gjatë. Unë jam trajneri i Juventusit dhe të gjithë që vijnë këtu duhet të fitojnë. E di se duhet të fitoj, e njëjta gjë ishte dhe kur isha lojtar.

Ronaldo? Ai është mirë. E shfaqi dhe në kombëtaren diçka të tillë dhe është gati për të zhvilluar një sezon fantastik. Sulmues? Kam nevojë sa më shpejt për të, por merkato vazhdon dhe ka kohë për të punuar”, deklaroi Pirlo.

SHKARKO APP