Pirlo: Fitorja me Milanin nuk ka vlerë, nëse nuk fitojmë nesër!

Pas fitores ndaj Milanit, Andrea Pirlo kërkon që skuadra e tij të vijjë ecurinë pozitive edhe ndaj Sassuolos. Strategu italian ka vlerësuar kundërshtarët, ndërkohë që foli edhe për situatën e covidit dhe dëmtimet.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata janë një ekip i shkëlqyer, që luajnë së bashku për disa vjet. Kanë një trajner të shkëlqyeshëm, mjaft i mirë në ndërtimin e lojës. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos bëjmë gabime.

Kushdo që është i pari në renditje mbetet gjithmonë ekipi për t’u mundur. Ne e dimë që jemi ekip që ka fituar për 9 vjet dhe është normale që kemi presion për të fituar, por unë e konsideroj të parin në renditje, atë që duhet mposhtur.

Fitorja me Milanin? Ishte një fitore e rëndësishme në një moment të rëndësishëm, por duke mos pasur vazhdimësi, pra duke mos fituar nesër, është sikur të mos kemi bërë asgjë.

Deri më tani u jemi përgjigjur më mirë rivalëve të mëdhenj, por nuk ka pse të jetë kështu, sepse 3 pikë vlen çdo ndeshje. Dëshira jonë për të kërkuar fitore duhet të jetë gjithmonë e njëjtë. Tri pikët e nesërme janë më të rëndësishme se të mërkurës.

Covidi? Më prek si të gjithë trajnerët. Ne duhet të vazhdojmë, le të mendojmë të punojmë me ato që kemi. Morata? Është më mirë, po stërvitet veçmas dhe le të shohim nëse mund të jetë në stol nesër”, deklaroi Pirlo.

 

SHKARKO APP