Pirlo: Humbëm prej një penalltie të dyshimtë, por të na jepej ne do bëhej nami!

Andrea Pirlo ka mbetur i mërzitur pas humbjes ndaj Napolit. Strategu i bardhezinjve kritikoi arbitrin për episodin e akordimit të penalltisë, pasi Chiellini goditi në fytyrë Rrahmanin.

“Nuk pësuam kurrë një goditje në portë dhe humbëm për një episod të dyshimtë. Ekipi luajti një lojë të mirë dhe krijoi shumë, është për të ardhur keq që nuk shënuam. Jam i kënaqur me performancën, mëkat për rezultatin.

Chiellini-Rrahmani? Nëse vërshëllehet penallti për dikë që i hap krahët ndërsa topi është në duart e portierit, atëherë do të kishte një penallti në çdo kontakt. Nëse do të kishte ndodhur diçka e tillë për ne, nuk e di nëse ata do ta kishin dhënë penallti dhe, nëse e bënin kush e di se çfarë polemikash do krijoheshin… Ndeshje e vendosur nga episodet, si ajo e të verdhës së dytë të mundshme ndaj Di Lorenzos, por ne i pranojmë dhe vazhdojmë përpara.

McKennie? Kishte probleme gjatë javës, që në ndeshjen kundër Interit në Kupën e Italisë luajti 20 minuta në gjendje jo optimale. Këto humbje ndihen, kreu mbetet larg, por kampionati është i gjatë. E përsëris: e rëndësishme është të bësh paraqitje të mira. Tani le të mendojmë për Champions”, u shpreh Pirlo.

SHKARKO APP