“Pirlo i ri” shqiptar që po çmend ekipet e mëdha, Milani ka gati planin për Asllanin

Milani ka gati një plan konkret për të rrëmbyer Kristjan Asllanin nga skuadra e Empolit në merkaton e verës. 20-vjeçari shqiptar ka spikatur që në sezonin e parë në elitën e futbollit italian, duke ngjallur interesimin e shumë ekipeve të njohura.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se skuadra kuqezi po mendon ta bllokojë menjëherë Asllanin. Kryesuesit e Seria A kanë mbetur të impresionuar nga ndeshjet e talentit shqiptar, të cilin gazeta italiane e cilëson si “Pirlon e ri”.

Plani – Ideja është që ta transferoje Asllanin në verë, për ta lënë më pas dhe për një tjetër sezon te Empoli në mënyrë që të fitojë dhe më shumë eksperiencë. Paolo Maldini dhe Frederic Massara, kërkojnë që të thyejnë konkurrencën e Interit, Juventusit dhe Manchester City-it, që mund të bëjnë oferta më të mira për lojtarin shqiptar.

Raportet me Empolin janë shumë të mira, pasi kujtojmë që Milani ka arritur që të marrë Bennacer dhe Krunic në vitin 2019 nga kjo skuadër. Drejtuesit kuqezi shpresojnë që ta bllokojnë sa më parë Asllanin për të garantuar të ardhmen. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP