Pirlo: Ia komplikuam vetes ndeshjen, duhet të menaxhonim më mirë energjitë!

Andrea Pirlo në daljen për mediat pas kualifikimit në kohën shtesë ndaj Genoas, u shpreh  u pakënaqur që lojtarët e tij nuk arritën të fitonin në kohën e rregullt.

“Ia komplikuam jetën vetes, pasi e filluam ndeshjen shumë mirë. Pastaj patëm një pakujdesi në golin e parë dhe prej andej lindi një lojë e lodhshme. Shumë keq, sepse ne mund t’i menaxhonim forcat më mirë. Ky kompeticion është një qëllim për ne, ndaj rëndësi ka fitorja.

Tani të rimëkëmbemi fizikisht, që të jemi gati për ndeshjen kundër Interit. Më shumë vuajtje me kundërshtarët mesatarë sesa me ato të fortë? Jo, loja thjesht duhej menaxhuar më mirë. Në fushë kishte djem që luanin për herë të parë, mund të ketë pak mungesë vëmendjeje. Mungesë vazhdimësie në lojërat tona? Kishte pak mungesë përqendrimi, veçanërisht në menaxhimin e ndeshjes. Ne jemi duke punuar për këtë, le të ecim përpara në rrugën tonë.

Kulusevski? Është i ri, luajti vetëm një kampionat me lojtarët e mëdhenj. Kapërcimi është i vështirë, ai po bën mirë, patjetër që ka ulje-ngritje. Ai duhet të ketë më shumë vazhdimësi dhe të jetë më i saktë para portës. Të rinjtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyeshme, Dragusin është shumë interesant. Ai po stërvitet me ne prej disa muajsh, ka hapësirë ​​të bollshme për përmirësim, është një lojtar për të cilin po vëmë bast”, deklaroi Pirlo.

SHKARKO APP