Pirlo: Kemi mësuar nga gabimet, ndaj Napolit duam vetëm fitore!

Juventusi do të ketë një tjetër sfidë të vështirë ditën e nesërme në stadiumin “Maradona” kundër Napolit. Bardhezinjtë synojnë të vijojnë presionin ndaj dy ekipeve të Milanos, ndërkohë që trajneri Pirlo në konferencën për shtyp deklaroi se objektivi i vetëm në këtë sfidë është fitorja.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat. Napoli-Juve është një ndeshje e madhe, dhe janë në garë disa pikë vendimtare.

Situata e Gattusos? Është pjesë e punës sonë, mund të ndodhë që të kesh probleme. Më vjen keq për Rinon, por mendoj për problemt e mia, dhe duhet të kërkojmë fitoren.

Situata e dëmtimeve? Athur do të vlerësohet disa ditës, shpresojmë ta kalojë shpejt. Dybala po vijon rikuperimin, data e kthimit do të varet nga mënyra si do ndihet në ditët në vijim. Bonucci dhe Ramsey janë të lodhur, të shohim nëse do t’i grumbullojmë.

Kuota për titullin? Duhen më shumë se 80 pikë, por mendoj se krahasuar me vitet e tjera do të jetë më e ulët. Për shkak të kalendarit të ngjeshur, niveli i kampionatit është rritur. Që pa ndeshjes së Superkupës ka nisur rritja e nivelit të skuadrës, që kuptoi gabime. Na duhej kohë dhe tani rezultatet do na lejojnë që të punojmë më mirë”, u shpreh Pirlo.

SHKARKO APP