Pirlo: Me Ferencvaros mbyllim çështjen e kualifikimit, Ronaldon e trajtoj si Frabotta dhe Portanova-n
Pas fitores kundër Cagliarit në kampionat, Juventusi do të ketë duelin e radhës në Champions League, kundër Ferencvaros. Kualifikimi mund të sigurohet që në këtë ndeshje nëse bardhezinjtë fitojnë si dhe Barcelona nuk mundet në Kiev.
“Duhet ta mbyllim kualifikimin për t’i dhënë më shumë frymëmarrje lojtarëve dhe për të bërë rotacion në të ardhmen. Nëse kualifikohemi do ta përqendrohemi për në kampionat. Ferencvaros është një skuadër e mirë, që vijnë nga një periudhë e mirë. Nuk duhet të shohim rezultatet e ndeshjeve të para. Duhet të tregojmë vendosmëri dhe përqendrim për të mos prishur atë që kemi bërë deri më tani.
Raport special me Ronaldon? Me të sillem si me të gjithë të tjerët. E trajtoj atë si një kampion, ashtu si Frabotta-n apo Portanovën, dy lojtarë të rinj. Kjo ka qenë gjithmonë mënyra se si unë i bëj gjërat.
Dybala? Po rigjen formën e duhur. Është mirë dhe është stërvitur në vazhdimësi. Gjatë ndërprerjes së kampionateve është trajtuar me antibiotik. Ka rigjetur forcën në këmbë, të shohim nëse do ta nisë nga fillimi”,deklaroi Pirlo. /R.Lika-Koha Jone/