Pirlo: Me Sampdorian na duhet qetësi, CR7 mund të bëjë ça të dojë …!
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes ndaj Sampdorias. Strategu i ri konfirmoi se Morata do ta nisë ndeshjen titullar, ndërkohë që Dybala vijon ende të mos jetë i gatshëm për shkak të një shqetësimi në gju.
“Sampdoria është një skuadër e mirë, që vjen nga një periudhë e mirë me fitore të rëndësishme. Ka pasur përmirësim në kualitet, ndaj dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër mister Ranierit. Një trajner që të stimulon shumë.
Sot duke veçuar Dybala-n, gjithë grupi është stërvitur. Paulon do ta shohim ditë pas dite, pasi ndjen ende pak dhimbje. Morata? Është i qetë, vjen pas një periudhë inaktive, por tani pas goditjes është mirë dhe është rikuperuar. Ka luajtur në mesjavë, e lamë që të pushojë dhe të nesër do të jetë në krye.
Ronaldo? Në ditën e pushimit, të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që duan dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Jashtë qendrës sportive ne të gjithë jemi qytetarë”, deklaroi Pirlo. /R.Lika-Koha Jone/