Pirlo: Ndihem gjithmonë sikur jam në provim, ja nota që i vë vetes!
Fitorja 3-1 në shtëpi ndaj Genoas, e mban Juventusin në garë për vendin e dytë. Për ekipin e Pirlos, ky ishte suksesi i dytë radhazi, me një paraqitje shumë të mirë veçanërisht në pjesën e parë.
“E interpretuam mirë ndeshje, dhe u duk shumë e thjeshtë, por më pas pësuam gol dhe që mund të na kishte kushtuar në pjesën e dytë. U kthyem shumë pas, duke rrezikuar që në disa raste të gabonim diçka më shumë. Ndihem gjithmonë në provim, e rëndësishme është që të përmirësohemi, për të qenë më të qetë. Vazhdoj të punoj me pasion, por vështirësitë më kanë shtyrë që të punoj akoma më shumë. I jap vetes një 6-të si vlerësim, sepse duhet të punoj më shumë.
Ronaldo i nervozuar? Është normale që të ketë uri për të shënuar, është pjesë e kampionëve, që kërkojnë të lënë gjithmonë shenjë. Juventus mund të përmirësohet ende? Idetë e mia të futbollit është që të dominohet më shumë në lojë, gjithmonë me një pasion të qartë. Këtë vit nuk kemi arritur, por do të vijoj që të punoj në këtë pjesë të futbollit dhe në kokën e lojtarëve”, deklaroi Pirlo. /R.Lika-Koha Jone/