Pirlo: Porto si Atletico Madrid, Championsi një objektiv për Juven!

Humbja ndaj Napolit ka lënë shenjë te Juventusi, por Andrea Pirlo kërkon reagim të menjëhershëm nga skuadra e tij në Champions League. Skuadra bardhezi do të luajë në transfertë ndaj Portos me objektivin për të marrë një rezultat pozitiv, që mund ta ndihmojë për kualifikimin.

“Pres një ndeshje shumë të komplikuar, ata mbrojnë shumë mirë. Janë një ekip i ngjashëm me stilin e Atletico Madrid, me një linjë kompakte. Nuk duhet ta sforcojmë lojën. Championsi është një kompeticion i ndryshëm nga kampionati. Luftojnë shumë ekipet për të fituar, por varet shumë nga momenti i përballjes. Rëndësi ka të jesh gati mentalisht.

Fituam Superkupën, jemi në finalen e Kupës së Italisë, jemi në garë për Championsin dhe ende në një pozicion të mirë në kampionat. Jemi në garë për të gjitha objektivat. E rëndësishme është që të besojmë. Championsi është një objektiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesat? Leo nuk është i disponueshëm, ka pasur një problem në stërvitje. Ramsey mund të luajë, ndërkohë që Dybala nuk është ende gati, por të gjithë duan të jenë me ekipin. Na kanë munguar disi golat e Dybala-s. Shpresojmë që të gjejë vazhdimësinë, që të jetë si një blerje e re”, deklaroi Pirlo. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?