Pirlo: Roma e rrezikshme në kundërsulm, Ronaldo është hero!

Pas sfidës ndaj Interit në Kupën e Italisë Juventusi rikthehet të mendojë për kampionatin. Të shtunën do të jetë një tjetër provë aspak e thjeshtë ndaj Romës, për të qëndruar në vendet e para të renditjes. Trajneri Andrea Pirlo në konferencën për shtyp para ndeshjes është shprehur se verdhekuqtë luajnë mjaft mirë, ndërkohë që Ronaldon e cilësoi si hero.

“Do të jetë një ndeshje ndaj një ekipi që luan futboll shumë mirë. Duhet të jemi të vëmendshëm nga kundërsulmet e Romës, pasi kanë shumë futbollistë që janë të shpejtë.

Ekipi jonë është më mirë nga ana mentale. Humbja në San Siro na bëri të kuptojmë se nëse nuk luajmë gjithmonë mirë, nuk mund të fitojmë. Por përmirësohemi në çdo aspekt në fushë. Dybala stërvitet ende veçmas, ndërkohë që Ramsey ka bërë diçka më shumë, por ende nuk është gati. Jemi në 70-80 për qind të formës sonë, mund t’i zgjedh lojtarët në bazë të kundërshtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo? E dija që ishte futbollist dhe profesionist i madh, por ta shohësh të stërvitet çdo ditë, ka qenë surprizuese. Kur ke fituar gjithçka dhe ke ende dëshirë të luash edhe 36 vjeç, mund të them se është hero. Janë edhe Buffon, Chiellini, Bonucci, kanë dhe ata pasion për të fituar”, deklaroi Pirlo. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?