Pirlo: Tani nis kampionati për Juventusin, kemi para 10 finale!

10 ndeshje brenda në 30 ditët e ardhshme do të jetë një provë e vërtet force për Juventusin e Andrea Pirlos. Gjithsesi strategu i bardhezinjve është shfaqur optimist duke karikuar skuadrën në prag të ndeshjes kundër Cagliarit.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, sepse vijmë nga pauza e kombëtareve, teksa nevojitet përmirësim nga ekipi. Tani duhet të nis kampionati për ne, periudha e përshtatjes përfundoi. Shpresoj që eksperimentet të kenë përfunduar. Kam pasur mundësinë që të punoj me futbollistë shumë të kuptueshëm .

Nga tani dhe deri për Krishtlindje do të kemi edhe 10 ndeshje, që do t’i luajmë sikur të jenë finale. Dua të shoh një skuadër që do të synojë rezultatin me çdo mënyrë. Duhet të rigjejmë urinë për të fituar ndeshjet nga minuta e parë deri te e fundit. Diçka që Juventus e ka treguar në vitet e fundit”, deklaroi Pirlo. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP