Pirlo zbulon listën e grupeve të Championsit, lë jashtë mesfushorin e njohur

Juventus ka dorëzuar sot listën e futbollistëve që do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Champions League. Në të nuk figuron Sami Khedira, i cili është jashtë projektit të trajneri Pirlo.  Blerja më e re, Federico Chiesa do të mbajë fanellën me numër 22 dhe sigurisht që është pjesë e kësaj liste.

Lista e 23 futbollistëve për Champions League: Szczesny, Chiellini, de Ligt, Arthur, Ronaldo, Ramsey, Morata, Dybala, Alex Sandro, Danilo, McKennie, Cuadrado, Bonucci, Chiesa, Rabiot, Demiral, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Frabotta, Portanova, Kulusevski, Buffon.

Bardhezinjtë do të bëjnë debutimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube më 20 tetor në Kiev kundër Dinamos. Përveç skuadrës ukrainase, në grupin e tyre janë edhe Barcelona si dhe skuadra e Uzunit, Ferencvaros. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?