Pizarro: Guardiola trajneri më i mirë, më zgjeroi horizontin!

Claudio Pizarro e konsideron Pep Guardiolën trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar gjatë përvojës së tij si futbollist. Ish-bomberi i njohur ka fjalët më të mira për strategun spanjoll.

“Pep zgjeroi horizontin tim në futboll. Ai ka një vizion shumë të ndryshëm nga trajnerët e tjerë. Ai është më i miri që kam pasur ndonjëherë.

Mendimet e tij janë gjithmonë shumë larg nga ato të rivalëve të tij. Mendoj se, në të gjitha dimensionet e tij, nuk ka trajner më të mirë se Pep Guardiola”, deklaroi Pizarro, aktualisht pjesë e Werder Bremenin, për gazetën lokale “Weser Kurier”.

 

SHKARKO APP