Pjanic i thotë “jo” PSG-së, kërkon vetëm transferimin te Barcelona
Miralem Pjanic do të shkojë te Barcelona dhe vetëm te Barcelona. Kështu të paktën raporton “Mundo Deportivo” që shton se dëshira e mesfushorit boshnjak nëse largohet nga Juventusi, është që të luajë me Messin.
Marrëveshja mes dy klubeve është shumë pranë, teksa te dyja klubet duan që të gjejnë gjuhën e përbashkët duke bërë pjesë edhe futbollistë të caktuar. PSG nga ana tjetër e sheh si futbollistin ideal për të drejtuar mesfushën, por deri më tani nga futbollisti kanë marrë një “jo” të prerë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Chelsea-n dhe Manchester United.
Boshnjaku beson se Barcelona i përshtatet më mirë lojës së tij. Blaugranët nga ana tjetër e shohin eksperiencën e tij si të nevojshme për të ndihmuar futbollistët e rinj. Katalanasit i ofrojnë Rakitic Juventusit, por deri më tani kjo ide është hedhur poshtë nga klubi torinez. /R.Lika-Koha Jone/