Pjanic: Më mungon Italia, Dybala do të vendosë derbin Juventus-Inter
“Më mungon Italia, do të kthehesha te ju. Mos kualifikimi i Kombëtares së Mancinit për në Kupën e Botës më goditi sikur të isha italian”. Kështu është shprehur Miralem Pjanic, në një intervistë që ka dhënë ditën e sotme për La Gazzetta dello Sport. Mesfushori që aktivizohet te Besiktas në formë huazimi nga Barcelona nuk e harron lehtë Juventusin, teksa ka komentuar derbin e radhës ndaj zikaltërve.
“Koeman nuk kishte respekt, ndërkohë që me Sarrin bëra gabim pasi fiksova numrin e topave që duhet të luaja.
Juventus-Inter? Dybala mund të vendosë ndeshjen. Ka mendjen e një kampioni dhe do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij. E kuptoj dhe klubin që nuk donte të rinovonte me të pasi kishte një projekt tjetër.
Allegri? Të gjitha kritikat më duken të çmendura. Ai e ka riorganizuar Juventusin dhe nën presion është më i miri. A ke qenë pranë rikthimit? Verën e kaluar pata dy kontakte, por asgjë nuk u bë dhe nuk ishte një çështje për para”, tha Pjanic. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

