Pjesë e dytë nis zjarr, portierët bëhen protagonistë
Po luhet pjesa e dytë mes Kombëtares Shqiptare kundër Anglisë, sfidë e cila luhet në stadiumin ‘Air Albania’, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Himni kombëtar i të dy skuadrave ka emocionuar tifozët në stadium, të cilët kanë ‘elektrizuar’ atmosferën në momentin që është kënduar. Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në Play Off, ndërsa “3 Luanët” kanë siguruar botërorin prej kohësh,
60′ Një top ngel në zonë dhe Bellingham godet mbi kuadrat.
57′ Bellingham jep një top për Eze, i cili godet, por Strakosha tregohet i vëmendshëm duke i mohuar golin.
51′ Bajrami hedh një top të bukur në zonë dhe gjen Hoxhën, i cili me goditjen e tij nuk gjen dot rrjetën, por ndalet nga Henderson.
50′ Hoxha provon me një gjuajtje nga distanca, por Henderson e devijon në këndore.
47′ Balliu hedh një top drejt zonës dhe Laçi provon me finte, por e gjen të përgatitur portierin Henderson.
46′ Nis pjesa e dytë!
KOHA JONË SONDAZH

