“Plagë lufte”, mbrojtësi i Barcelonës masakrohet në Serbi
Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka përjetuar një incident të rëndë gjatë fitores 5-2 të ekipit të tij kundër Yllit të Kuq të Beogradit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
17-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 67-të, pasi pësoi një plagë në fytyrë pas një goditjeje me taka nga mbrojtësi i Crvena Zvezdës, Uros Spajic, gjatë një goditjeje nga këndi.
Cubarsi, i cili ka debutuar me Barcelonën që në moshën 16-vjeçare, kishte nevojë për kujdes mjekësor të menjëhershëm në fushë për shkak të gjakderdhjes nga plaga e tij. Pas trajtimit të parë, ai u zëvendësua, por pas ndeshjes, trajneri i ekipit, Hansi Flick dha një njoftim për gjendjen e tij.
“Pau kishte nevojë për qepje, por ai është mirë”.
Më vonë, klubi i Barcelonës ka shpërndarë një foto të Cubarsit të buzëqeshur, me mbishkrimin: “Plagë lufte”.
Heridas de guerra ❤️🩹 pic.twitter.com/4WSmNeLp3v
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 6, 2024