Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Kryemadhi tek dëshmitarja e Priftit, rrëfimi në burg i Ilir Metës: Arrestimi im i kërkuar nga jashtë

Politikë E enjte, 7 Nëntor 2024 16:12
Nga Kryemadhi tek dëshmitarja e Priftit, rrëfimi në burg i Ilir Metës: Arrestimi im i kërkuar nga jashtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është banori VIP i burgut 313 prej më shumë se dy javësh, dhe në një intervistë për ”Top Channel”, ka thyer heshtjen për herë të parë për deklarimet e Monika Kryemadhit, e cila vendosi t’i japë provën e fundit të dashurisë duke dalë edhe vullnetare për të bërë burgun për të.

1-Sot po bëhen dy javë në burg, si i kalon ditët Ilir Meta në qeli dhe a është e vërtetë ajo që thuhet në media se keni pasur kërkesa specifike, si për shembull një palestër që të stërviteni?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 15 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Meta: Normal që gazetarja e Dumanit do të vazhdojë të shpërndajë shpifje për jetën time edhe në burgun e Narkoregjimit. Unë vetëm kam pyetur a ka palestër dhe asgjë më shumë. Unë vazhdoj të ushtrohem çdo ditë duke shpikur ushtrime sipas rrethanave. Jemi në Maratonë dhe nga këtu do të dal në Top Formë. Për dijeni edhe orën e dorës që ma morën ditën që më rrëmbyen ma kthyen vetëm pas 10 ditësh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

2-Z. Meta në konferencat tuaja keni pasur një gjuhë të ashpër ndaj kreut të SPAK, a mendoni se shprehjet “DumDuman, palaço, ‘unë i bie më të fortit’”, e kanë rënduar pozitën tuaj dhe arrestimi juaj në mënyrën që ndodhi mund të ishte shmangur pasi policia pretendon se ju keni bërë rezistencë?

Meta: Kam qenë shumë i moderuar me Dumanin sepse përfshirja e tij kriminale në këtë proces kundër meje si President i Republikës (ka rihapur çështjen CEZ-DIA që para 5 viteve) dhe kryetar i Partisë së Lirisë është e provuar. Por këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me një aspekt personal. Kur kam thënë regjimi i DumDumanit e kam bërë paralelizmin me regjimin e Tontonmakutëve në Haiti në kohën e diktatorit Duvalier. Dhe ajo që thashë u vërtetua me rrëmbimin tim nga tontonmakutët e Narkopolicisë pas urdhër-arrestit të paligjshëm të Dumanit. Pra Dumani është instrumenti i verbër ku mbështetet regjimi për të sulmuar kundërshtarët dhe trembur njerëzit. Dumani është si njeriu i ri i kohës së socializmit që i bindej verbërisht Partisë. Ose për ata që mbajnë mend Revolucionin Kulturor në Kinë, Dumani është Lej Feni ynë i “Drejtësisë së re” që deklaron publikisht se afërmendsh që gjykatat do të vendosin çfarë kërkojmë ne.Dhe ai ka të drejtë se edhe Prokurorinë edhe SPAK-un në veçanti edhe Gjykatat i kontrollon një dorë – Partia (Mafia).

3-Nëse do t’u vinte nëpërmjet avokatit tuaj, vendimi i gjykatës dhe të krijoheshin kontaktet për një arrestim jo aq të bujshëm, do ta pranonit apo nuk do ta njihnit urdhrin e SPAK?

Meta: Ju duhet ta dini se urdhi i SPAK-ut është i paligjshëm sepse bazohet te një ligj i vjetër i shfuqizuar 4 vite më parë. Sepse “Drejtësia e Re” për Berishën dhe Metën, por edhe plot kundërshtarë të regjimit punon me ligje të vjetra dhe përdor metoda edhe më të vjetra që s’kanë lidhje me shtetin e së drejtës, me procesin e rregullt ligjor dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

4-Në liri ju kemi parë aktiv, herë në zhytje në det dhe herë të tjera teksa ngjisni male. A ndjeni mungesën e “maleve tona më të larta, ujërave tona më të kaltra”, apo besoni se shumë shpejt do t’u riktheheni udhëtimeve?   

Meta: Patjetër që do t’u rikthehem sepse nuk i kam ngjitur të gjitha malet e jashtëzakonshme të Shqipërisë. Dhe për këtë qëllim stërvitem çdo ditë edhe pse në kushte të vështira. Shpik çdo ditë ushtrime të reja. Disa m’i ka mësuar Ylli Bodinaku nga përvoja në Spaç.

5-Ju thoni se urdhri për arrestimin tuaj ka ardhur nga kryeministri Rama, në rast se ju do të ishit në vendin e tij, do ta jepnit “OK” për një arrestim në atë mënyrë të kundërshtarit tuaj politik? 

Meta: Urdhri për arrestimin tim ka ardhur nga disa drejtime por ekzekutori sigurisht është Rama me Dumdumanët e tij. Interesi për burgosjen time është i mafias ndërkombëtare që kontrollon Edi Ramën dhe realizon interesat e saj dhe përfitimet e jashtëzakonshme në kurriz të popullit dhe kombit tonë. Ky arrestim është një goditje ndaj opozitës së vërtetë por edhe ndaj sovranitetit të popullit shqiptar dhe shtetit tonë. Ky arrestim është një goditje ndaj zgjedhjeve të lira e konkurruese, siç është prej një viti edhe arresti në shtëpi i liderit të Partisë Demokratike, z.Berisha apo edhe Nënkryetarit të grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji, etj.Ky arrestim u intereson të gjithë atyre që duan të mbyllin në heshtje një nga aktet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar, siç është çështja e Detit ku Edi Rama në mënyrë të vetëdijshme ka shkallmuar interesat sovrane të vendit në interes të palës tjetër duke dhunuar Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Po kështu përmes këtij arrestimi synohet të forcohet varësia e Shqipërisë ndaj faktorëve malinj rajonalë dhe në dëm të Kosovës. Ky arrestim ishte edhe hakmarrje për atë çmontim që i bëra botërisht e sidomos në Komisionin e Venecias demagogjisë për Drejtësinë e Re që polli vetëm Dvoranë dhe Dumanë në shërbim të Partisë.

6-Avokati juaj besoj ju ka informuar për qëndrimet e Sali Berishës. Si ju duket mbështetja e aleatit tuaj. A keni menduar për një moment se çfarë ka ndjerë Sali Berisha në 1998 kur u shoqërua nga policia dhe ju mbanit postin e Kryeministrit?

Meta: E falënderoj për solidaritetin e treguar z.Berisha dhe ai ka qenë i njohur nga ana ime me skenarët kundër meje dhe Partisë së Lirisë. Ndërsa paralelja e hequr është pa kuptim sepse janë dy ngjarje të ndryshme në rrethana krejt të ndryshme.

7-Ju pak ditë më parë përmes një reagimi të gjatë për mediat u duk se e akuzonit ish-bashkëshorten për “tradhti” politike. Zonja Kryemadhi e ka “qortuar” avokatit tuaj, sepse nuk ka kërkuar arrest me burg për atë dhe masë detyrim paraqitje për ju, duke marrë përsipër çdo faturë financiare për të cilën akuzoheni nga SPAK. Pyetja ime është konkrete, a mendoni se jeni në qeli për faj të Monika Kryemadhit, zoti Meta?

Meta: Avokati im është serioz dhe nuk merret me klientët e avokatëve të tjerë. Po kështu avokati im s’ka arsye të kërkojë masa për mua për arsye se unë nuk i jam shmangur drejtësisë apo hetimeve, përveçse nuk ekziston asnjë provë e shkeljes së ligjit nga unë në fletërrufenë prej 165 faqesh të SPAK. Unë jam në qeli për të vetmen arsye se jam një kundërshtar i pashantazhueshëm dhe i pakorruptueshëm nga mafia ndërkombëtare dhe Edi Rama dhe jam këtu sepse këta duan të eleminojnë dhunshëm çdo politikan të përgjegjshëm dhe atdhetar. Dhe unë jam këtu për të luftuar me bindje edhe më të fuqishme se përpara se të hyja këtu për të rrëzuar këtë juntë sorosiane që ka kolonizuar Shqipërinë dhe e ka shndërruar në një Narkoshtet. Po kështu qëllimi kryesor i burgosjes time është që grupi i marrë peng nga SPAK-u prej gati një viti të rrëmbejë drejtimin e Partisë së Lirisë përmes blerjes dhe shantazheve të anëtarëve të Kryesisë dhe Komitetit Drejtues Kombëtar duke u përpjekur të eleminojnë në mënyrë mafioze Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi, si përfaqësuesi më i përkushtuar i kauzës tonë të sovranitetit dhe dëshmitari kryesor i tradhtisë për Detin.

8-Ish-bashkëshortja juaj Monika Kryemadhi është shprehur se edhe nëse ajo do të donte, ju nuk do ta pranonit një takim së bashku brenda qelisë së burgut. Do ta takoni zonjën Kryemadhi, për të sqaruar ndoshta, edhe atë që ju thatë lidhur me gabimet në deklarime të shpenzimeve mjekësore që u përdorën nga SPAK në ngritjen e akuzës ndaj jush?    

Meta: Më duhet t’ju sqaroj se jam nxituar në deklarimin tim se në fletërrufenë prej 165 faqesh ishin vetëm dy raste mosdeklarim nga ana ime në dy klinika në Austri. Vajza ime e madhe më solli kopjet e deklarimeve të bëra në ILDKPI nga ana ime, të cilat rrëzojnë edhe këtë pretendim të SPAK-ut për mua. Ata kanë falsifikuar shifrat, plus që kujtojnë se kursi i Euros me Lekun ka qenë kështu edhe në 2013.

9-Ju në të shkuarën e keni mohuar, por SPAK pretendon se ka provuar lidhjen tuaj me Kastriot Ismailajn dhe se e keni favorizuar për të marrë kontratën nga CEZ. Si e konsideroni këtë akuzë?    

Meta: SPAK vetëm mashtron për CEZ-DIA. Unë shoqërinë me Kastriot Ismailin e kam patur që në fillim të viteve ’90 dhe kemi patur edhe hyrje e dalje familjare me prindërit e tij (por jo me këtë dëshmitaren e Dritan Priftit dhe DumDumanit). Është e provuar se Kastriot Ismaili i ka patur vetë lidhjet me CEZ-in e çekët edhe për shkak të partneres së tij amerikane në biznes dhe marrëveshja CEZ-DIA ishte marrëveshje midis dy kompanive me interesa reciproke. Gjithçka është trillim i DumDumanit dhe personazheve të neveritshëm që “Rilindja” dhe ai kanë përdorur për të shpifur përtej imagjinatës. Të gjithë me probleme me drejtësinë dhe shkeljen e ligjit.

10-Në media është raportuar se në seancën e parë pas arrestimit ju keni pasur një përballje të ashpër me kreun e SPAK Altin Dumani. A është e vërtetë që i jeni drejtuar me etiketimet: “DumDumani qen, etj.”. Çfarë ndodhi në seancën e gjyqit me kreun e SPAK, nëse mund të na jepni versionin tuaj? 

Meta: Edhe këtë e shpikën gazetaret e SPAK-ut. Çdo gjë ka qenë e regjistruar dhe mund t’ia kërkoni gjykatës. Por kini parasysh që unë i dua shumë qentë sepse ata janë besnikë dhe të dashur. Po kështu edhe macet. Ndaj një kompliment i tillë s’ka dalë nga goja ime për Dumanin. Gazetarët pro Dumanit janë më qesharakët dhe më të neveritshmit që duan të mbrojnë dhe heroizojnë veprimet banditeske të një mercenari mediokër dhe hiperkarrierist. SHBA zgjodhi President Donald Trumpin edhe pse ai ka qenë i dënuar nga gjykata e me shumë procese nga drejtësia sorosiane atje. Por ai as u ndalua, as u pengua të garonte dhe fakti që korri një fitore historike edhe të votës popullore është tregues se populli amerikan e konsideroi sjelljen e drejtësisë atje gjueti shtrigash. Po kështu gjykatat kanë dënuar Sarkozinë, Berluskonin e shumë të tjerë, por ata nuk janë arrestuar. Por këtu arrestohet Ilir Meta në mënyrë kriminale që të mos kemi vetëm në krye të SPAK-ut një Duman por edhe në krye të Partisë së Lirisë një KryeDumane. Fali o Zot për ëndrrat e tyre! /Top Channel/

Etiketat e lidhura

ilir metaKryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 4 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 6 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 9 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 24 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.