Planet i kishim me Kroacinë, në nëntor presim një miqësore me Poloninë

Finalet e “Euro 2016” na presin, por para se të shkojmë në Francë do të luhen të tjera ndeshje, miqësore.  Në pritje të rinovimit në krye të kuqezinjve, për të cilin kryeministri Edi Rama doli garant, trajneri italian e ka të qartë axhendën. Sipas tij, figuron edhe një ndeshje miqësore në muajin nëntor, që sipas të gjitha gjasave do të luhet me Poloninë e Robert Levandovskit. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryepankina kuqezi mbrëmë, në një emision televiziv, te “Procesi Sportiv”: “Mund të luajmë me Poloninë në nëntor, por ka gjasa që të zhvillojmë edhe dy ndeshje miqësore.”

 Ndërkohë, së fundi është përfolur edhe për një ndeshje miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ka qenë presidenti Fadil Vokrri, ai që ka kërkuar t’i ketë mysafirë heronjtë kuqezinj pas suksesit historik, shkuarjes në finalet e “Euro 2016”.

Kryeministri Edi Rama zbuloi se tre muaj më parë ka qenë Kroacia e interesuar të luajë një ndeshje miqësore kundër nesh, nëse Shqipëria do të kualifikohej direkt. Por Kroacia nuk e ka siguruar biletën ende dhe nëse shkon në “Play-off”, do të ketë ndeshje zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria është kualifikuar direkt dhe tani është e interesuar për dy miqësore.   

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëntori ka data të lira të FIFA-s, sepse gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen ndeshjet e “play-off”-it, të cilat do të zyrtarizojnë “bileta” të tjera për të shkuar në finalet e Europianit të Francës. Kombëtaret e tjera, si Shqipëria, që e kanë siguruar tashmë këtë objektiv, kanë mundësi të organizojnë dy miqësore në nëntor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?