Plani i rinisjes së La Ligas, çdo ditë ndeshje për 39 ditë pa ndalim
Presidenti Javier Tebas e ka lajmëruar, por që të bëhet zyrtare duhet aprovimi i Ministrisë së Shëndetit spanjolle: La Liga do të riniset në 11 qershor për të përfunduar në 19 korrik. Një tour de force i gjatë 39 ditë të pandërprera ndeshjesh.
Fillimisht do të luhen ndeshjet e prapambetura. Kampionati spanjoll do të jetë çdo ditë me dy fasha orari: 19:30 e 21:30 ose 22:00 të cilave do ti shtohet një tjetër në fund javë në 17:30.
Deri në fund të kampionatit mungojnë 11 javë e klasifikimi sheh Barcelonën përpara me dy pikë nga rivalët e përjetshëm të Real Madrid. La Liga ka kështu një datë të fiksuar për rinisjen, duke përjashtuar ndonjë befasi, e ka përcaktuar edhe ditën e nisjes së sezonit 2020-2021: më 12 shtator.