Plas keq në miqësoren Betis-Como, grushte dhe shpulla mes lojtarëve në fushë (VIDEO)

Një atmosferë aspak miqësore u regjistrua mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes miqësore mes Betis dhe Como, e zhvilluar në Kadiz të Spanjës. Takimi, që ishte pjesë e një tjetër testi europian për skuadrën e drejtuar nga Cesc Fabregas, u shoqërua me momente të forta tensioni dhe një përleshje të dhunshme në fundin e pjesës së parë.

Gjithçka nisi pas një sherri mes Fornals dhe Perrone, ku lojtari i Betisit i dha një shuplakë mesfushorit të Comos, i cili reagoi menjëherë. Konflikti u përshkallëzua dhe përfshiu disa lojtarë, duke detyruar gjyqtarin të ndëshkonte me karton të kuq Perronen dhe Bellerin, këtë të fundit nga radhët e skuadrës andaluziane.

Sipas “Sport”, tensioni erdhi si pasojë e ndërhyrjeve të ashpra nga lojtarët e Comos, gjë që shtyu trajnerin e Betisit, Pellegrini, të afrohej te stoli i Fabregas për të protestuar ndaj sjelljes së lojtarëve të tij, veçanërisht Cutrone. Pavarësisht kaosit, Como arriti të fitojë ndeshjen 3-2. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?