Plas “lufta” në Spanjë, La Liga reagon sërish për situatën e Messit

Leo Messi doli sot me një tjetër deklaratë me anë të babait të tij, duke përsëritur dëshirën për të mbyllur kontratën në mënyrë të njëanshme. Sipas tij klauzola prej 700 milionë eurosh është e pazbatueshme.

“Pleshti” nuk ka bërë asnjë hap pas, ndërkohë që menjëherë ka ardhur një tjetër kundërpërgjigje nga La Liga.

“Interpretimi që i bën Messi kontratës është jashtë konteksti dhe larg kuptimit të saj fjalë për fjalë. Për këtë arsye, La Liga konfirmon qëndrimin e saj shprehur para pak ditësh”, shkruhet në deklaratën e La Ligas që në mënyrë të çuditshme është bërë një avokate mbrojtëse e Barcelonës.

Image

SHKARKO APP