Plas në Gjermani, klubet protestojnë: Nuk do të lejohet asnjë futbollist në Kombëtare!

Shpërthejnë protestat në Bundesligë. Disa klube kanë vendosur që të mos lënë futbollistët që të shkojnë me Kombëtaret e tyre në grumbullimin e radhës. Sipas raporteve nga revista gjermane “Kicker”, rritja e infeksioneve nga koronavirusi ka bërë që disa klube, përfshirë edhe Bayernin, që shprehu dyshime edhe për sfidën e Superkupës, të marrin këtë vendim të ashpër.

Problemi lidhet me “Pancerat”, që do të presin më 10 tetor Ukrainën në sfidën e Ligës së Kombeve. Vendi i Europës Lindore konsiderohet si zonë me rrezik të lart dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubeve gjermane të fusin hundët.

Në këtë drejtim, drejtuesit i National Mannschaft, Oliver Bierhoff ka përgatitur një plan që parashikon praninë e ekipit të trajnerit Loew për minimumin e nevojshëm prej 36 orësh pa kontakte, por edhe kjo kohë është e pamjaftueshme për të qenë të sigurt.

Leipzig është rreshtohet në të njëjtën linjë me Bayern, ndërsa Sebastian Kehl i Borussia Dortmund shpjegoi: “Ne jemi duke punuar për të gjetur një zgjidhje, por ne kemi të drejtën për të mos i vendosur në dispozicion lojtarët tanë”. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

 

SHKARKO APP