Plas te Bajerni, dy futbollistë konfliktohen mes tyre në stërvitje
Bajerni i Mynihut nuk po has shumë vështirësi në kampionat, teksa mungesa e rivalitet kanë bërë që të shkëputen shumë në krye të renditjes. Me Hejkens në krye të ekipit, tashmë rezultatet nuk kanë munguar.
Gjithsesi në stërvitjen e djeshme nuk kanë munguar as përplasjet fizike. James Rodriguez ka pasur një konfrontim fizik me mesfushorin Sebastian Rudi, pasi ky i fundit i bëri një ndërhyrje të ashpër.
Riberi së bashku me disa futbollistë të tjerë kanë ndërhyrë në mënyrë që situata të mos agravohej edhe më keq. Asnjë nga futbollistët ende nuk e ka komentuar incidentin, ndërkohë që trajneri Hejkens në një intervistë për gazetat gjermane ka thënë se “futbolli është për burrat dhe dua agresivitet në lojën një kundër një”. /Koha Jonë/


KOHA JONË SONDAZH

