Plas te Barcelona, futbollistët dalin kundër metodave të trajnerit Setien

Barcelona ka hasur më shumë vështirësi që nga periudha kur trajner i skuadrës është bërë Quinque Setien. Jo vetëm për shkak të rezultateve që nuk kanë qenë aspak të mira, por edhe marrëdhënies që ka ndërtuar trajneri me futbollistët. Kritikat për 61-vjeçarin kanë qenë të mëdha, veçanërisht pas humbjes së fundit kundër Celta Vigos.

Lënia në stol e Arthur si dhe e Griezmann nuk u ka pëlqyer aspak një pjese të mirë të skuadrës. Diskutimi në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes ka qenë intensivë, duke demonstruar se marrëdhëniet mes futbollistëve dhe stafit drejtues nuk janë në momentin e tyre më të mirë.

Metodat e trajnerit nuk po i pëlqejnë futbollistëve, që po shohin që të dalin nga objektivat për të fituar trofe të rëndësishëm. Koha është në favorit e tyre për të ndryshuar ndonjë gjë, në mënyrë që në fundin e sezonit, të mos trishtohen kur të shohin Realin duke ngritur trofeun e La Ligas. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP