“Plas” te Juventusi, Sarri lë jashtë Ronaldon: Nuk kemi gjë për të sqaruar!

Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen ndaj Atalantës. Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka vendosur që të lërë jashtë ekipit yllin portugez për transfertën e vështirë. Sipas tij ai po ndjek një program të personalizuar për të qenë në formën më të mirë për ndeshjen e Champions League ndaj Atleticos.

 

“Nuk kemi nevojë për sqarime. Vij nga vitet ’90 ku kam qenë edhe mes amatorëve, reagimet e tyre ishin të njëjta. Po ta kaloja jetën duke e sqaruar, ose duhet të mësohesh me faktin që lojtarët të lihen të lirë. Ky nuk është problemi, por fakti që Cristiano ishte mirë me Portugalinë në ndeshjen e parë, ndërkohë që në të dytën kishte të njëjtat probleme. Duam që ta zgjidhim këtë problem që ndikon edhe nga ana mentale për ta lënë që të stërvitet më mirë. Objektivi është që të luajë në Champions ndaj Atleticos. Po këtë me program, por me 99 për qind nuk do të jetë nesër në dispozicion.

Atalanta? Të quaj një ekip të bezdisshëm është një zhvlerësim. Kanë një mënyrë për të luajtur në nivele të larta dhe me agresivitet, por kanë edhe shumë kualitet teknik. Nuk është rastësi që shënojnë shumë. Përcaktimi i Guardiolës është i drejtë: të luash kundër saj është si të shkosh te dentisti. Pra, mund të dalësh mirë, por me dhimbje.

Dëmtimi Alex Sandro është më pak serioz sesa ai na kishte komunikuar nga Brazili. Ne kemi një problem me Rabiot dhe një dëmtim të shpinës të Cuadrado. Pjanic po bën mjaft mirë. Matuidi është rikuperuar, edhe pse ka akoma dhimbje në pjesën e brinjëve, por unë mendoj se është plotësisht i disponueshëm. Kjo është situata pas ndeshjeve të kombëtareve”, deklaroi Sarri.

SHKARKO APP