Plas te PSG, Donnarumma përjashtohet nga Superkupa e Europës dhe bën gati valixhet

Situata e Gianluigi Donnarummas te Paris Saint-Germain po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Portieri i Kombëtares italiane, pas kontributit vendimtar në fitoren historike të Champions League nga PSG, nuk është thirrur për Superkupën e Europës dhe është vendosur në listën e largimeve.

Portieri italian, një nga protagonistët kryesorë të sezonit fantastik që u kurorëzua me fitoren e Champions League, nuk është grumbulluar për ndeshjen ndaj Tottenham, të vlefshme për Superkupën e Europës. Klubi francez ka blerë Lucas Chevalier nga Lille dhe ka bërë të qartë se do të jetë ai portieri i së ardhmes.

I habitur dhe kritik ndaj kësaj zgjedhjeje është ish-portieri i Milanit, Christian Abbiati, i cili në një intervistë për La Gazzetta dello Sport është shprehur: “Ka ndodhur diçka që nuk e dimë dhe atëherë është çështje e tyre, ose është një gjë pa kuptim, pa logjikë. Ju thoni që ai u ka fituar gjysmën e Champions-it, unë them më shumë se gjysmën. Dhe tani dëgjoj që nuk qenka i mirë me topin në këmbë …”

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe ish-portieri Gianluca Pagliuca, në një intervistë për La Stampa, nuk beson në arsyet teknike që kanë çuar PSG-në ta zëvendësojë me Lucas Chevalier: “Luis Enrique e ka lavdëruar shpesh pas ndeshjeve me Liverpool, Aston Villa dhe Arsenal, duke e quajtur portier të jashtëzakonshëm. Kjo lëvizje nuk ka sens pas një sezoni triumfues. Për mua është çështje ekonomike.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?