Plas te Serbia, trajneri Stojkovic: Jap dorëheqjen menjëherë, nëse unë jam problemi!
Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojković, ka mbajtur një konferencë për shtyp ku është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa filtra lidhur me disa nga debatet e fundit që kanë shoqëruar listën e grumbullimeve dhe vendimet e tij teknike.
Në qendër të vëmendjes ishte portieri Mile Svilar, i cili nuk është pjesë e listës për ndeshjet e ardhshme. Stojkoviç theksoi se përgjegjësia nuk është tek ai, por tek lojtari vetë:
“Nuk është në dorën time, është tek Svilar. Unë nuk kam ndërmend të shkoj në Romë për ta lutur. Mund të shkoj për një drekë, një espreso, të ndjek një ndeshje … por të lutem dikë që të vijë të luajë për kombëtaren? Jo. Jo për Svilarin, por për askënd. Nëse nuk ka dëshirë, është zgjedhja e tij. Kur më tha se donte të fokusohej te klubi sepse mund të ketë minutazh, e kuptova. Dhe më vjen mirë që po e shfrytëzon mundësinë.”
Stojkoviç u tregua i ashpër ndaj kritikëve që e fajësojnë personalisht për mungesat në ekip: “Nëse jam unë problemi, jap dorëheqjen menjëherë pas kësaj konference. Ose nesër në mëngjes. Por nuk besoj se kjo është e vërteta. Ka lojtarë që kur nuk ftohen, e paraqesin sikur po largohen nga kombëtarja”. /Rozalb Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

