Plasin polemikat në Premier League, C.Palace i anulohet një super gol ndaj Chelsea-t (VIDEO)

Chelsea po luan minuta e fundit ndaj Crystal Palace në “Stamford Bridge”, për javën e parë të sezonit të ri në Premier League. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Në minutën e 13-të, miqtë gjetën golin me Eberechi Eze, i cili ekzekutoi një goditje perfekte dënimi.  Në mënyrë të habitshme, goli u anullua nga VAR, duke ngjallur polemika dhe debate të shumta mes tifozëve. Në njoftimim zyrtar, VAR shpejgon pse u anulua goli i Eze.

“Pas rishikimit, numri gjashtë i ekipit mik, Marc Guehi, është më pak se një metër larg murit kur goditja është bërë. Prandaj, është një goditje e lirë indirekte dhe një gol i anuluar”, thuhet në njoftimin e VAR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht këtij sqarimi, shumica e tifozëve, nisur nga komentet në rrjetet sociale të PL, mendojnë se ishte një vendim i gabuar i VAR dhe një vjedhje e hapur ndaj Crystal Palace.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?