Plasin polemikat, SHBA-Honduras u luajt në -20 gradë (VIDEO)

Feb 2, 2022; St. Paul, Minnesota, USA; United States midfielder Weston McKennie (8) shoots the ball against Honduras during a CONCACAF FIFA World Cup Qualifier soccer match at Allianz Field. Mandatory Credit: Harrison Barden-USA TODAY Sports

Ndeshja SHBA-Honduras, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022, është shoqëruar me polemika të shumta.  Sfida përfundoi 3-0 në favor të Amerikës, ku shënoi edhe juventini McKennie, por vëmendja u përqendrua te kushtet e vështira klimatike ku u luajt sfida.

Në stadiumin “Allianz Field” të Minesotas temperaturat shkuan deri në -20 gradë dhe dy lojtarët, portieri Lopez dhe sulmuesi Quioto braktisën fushën e lojës me simptoma të hipotermisë.

Kushtet atmosferike ishin të vështira që në startin e ndeshjes, aq sa arbitri xhamajkan vendosi kapuç. Sipas statistikave, temperatura ishte -15 gradë në momentin që nisi ndeshja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?